E Shtunë, 31 Tetor 2026

Librat e rinj, Edi Hila, Vilson Kilica

Gazeta Shqip

Edi Hila

Vilson Kilica 

Botoi: Studio Kilica

Çmimi: 4000 lekë

Një piktor në moshën e tretë, Vilson Kilica njihet tashmë si artist i një sërë veprash të rëndësishme në vendin tonë. Ky katalog, i kuruar nga Edi Hila, përveç informacionit biografik dhe mbi krijimtarinë e tij, paraqet një sërë ilustrimesh me punë të Kilicës, të realizuara që në kohën studentore, për të arritur deri në ditët e sotme. Paraqitja e krijimtarisë është menduar në cikle, ndërkohë që pjesë e albumit janë bërë edhe vizatime në laps që piktori i ka ruajtur në koleksionin e tij personal. Gjatë periudhës 1959-1989 në shumicën e veprave të Vilson Kilicës ka dominuar tematika me probleme historike dhe shoqërore të kohës, për arsyen e njohur të kërkesave ideore e politike që shtroheshin nga shteti që lamë pas. Në këtë kontekst, gjinia e kompozimit figural ka qenë dominues, por pa lënë pas dore portretin dhe peizazhin. Krijimtaria e Kilicës ka nisur me një pikturë realiste dhe ka vazhduar e tillë deri nga fundi i viteve 80 e më vonë, thuhet në katalog.

Librat e rinj, Edi Hila, Vilson Kilica burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta Shqip

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›