E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasan emergjenca e mbeturinave reagon prefekti

Prej disa ditesh qyteti i Elbasanit nuk po pastrohet rregullisht nga mbeturinat urbane. Per dite te tera koshat e mbeturinave mbeten plot dhe kete situate prefekti i qarkut Shefqet Deliallisi e ka cilesuar nje emergjence civile.

Ai kerkoi sot mbledhjen urgjentisht te Keshillit Bashkiak dhe i ka kerkuar kryebashkiakut Sejdini te marre masa. Pak pas berjes se kesaj deklarate kompania e kontraktuar nga bashkia Elbasan ka nisur punen per pastrimin e qytetit.

Kompania pastruese ka pezulluar punen disa here duke shkaktuar nje ndotje masive ne qytet. Elbasani edhe me heret ka vuajtur ceshtjen e trajtimit te mbeturinave. Ato aktualisht depozitohen ne nje shesh ku shkaktojne ndotje shume te madhe.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›