E Diel, 1 Nëntor 2026

Kritika dhe erosi e të tjera mungesa të teatrit shqiptar

Makbeth performancë teatrale Théâtre de l'Odéon me përshtatje nga Shakespeare, Heiner Müller dhe Ismail Kadare.

Charlotte Siegerstetter dhe Holger Radke

Një bisedë te kiosku i gazetave: për çarsye Pravda kushton vetëm 10 pfenig, kurse Gjermania e re 15? Jua shpjegoj unë, thotë shitësja, te Gjermania e re shtohen edhe 10 pfenig shpenzime përkthimi! Kjo anekdotë gjendet te romani Der Turm (Kulla) i shkrimtarit Uwe Tellkamp. Historia e botuar më 2008 është vendosur në Dresdenin e vitit 1980. Për dikë që nuk është i familjarizuar me situatën shoqërore në ish RDGj-në e asaj kohe, kuptimi i kësaj barcolete nuk zbardhet menjëherë. Po kjo gjë ndodh edhe kur e përkthen një anekdotë nga njëra gjuhë në tjetrën. Në përkthim të drejtpërdrejtë, personi që tregon, kur vjen te kripa e barcaletës, shpesh ndesh në indiferencë ose mbledhje të hutuar supesh.

Diçka e ngjashme si me barcaletat ndodh me përkthimin e një teksti dramatik. Edhe një pjesë teatrale kërkon në radhë të parë të arrijë efekt të drejtpërdrejtë te publiku. Për këtë qëllim vënia në skenë duhet të përshtatet me pritmëritë e publikut si dhe me kushtet e përgjithshme dhe veçantitë kulturore e shoqërore. Për shembull gjatë përkthimit nga gjermanishtja në shqip duhen mbajtur parasysh dallimet që ekzistojnë midis dy kulturave dhe shoqërive.

Gjermanët janë të ftohtë, racionalë, pa emocione dhe të përpiktë, kështu thonë. Gjermanët flasin me dëshirë për punën, zbatojnë rregullat, kanë shumë para dhe rrallë e ndihmojnë tjetrin të dalë nga bataku. Gjermanët përgjithësisht kanë më tepër turp se sa janë krenarë që janë gjermanë, kurse shqiptarët në të kundërt janë të ngrohtë dhe të përzemërt, të korruptuar, shumë familjarë e zakonisht pa kacidhe në xhep. Shqiptarët bëjnë tregti me droga dhe vajza, dinë të gatuajnë mirë, kanë qejf të flasin për dasma dhe për gjithçka thonë se ska problem. Shqiptarët e duan atdheun e tyre edhe pse e dinë se shumë gjëra aty nuk janë të përsosura. Nëse bashkohesh qoftë dhe pjesërisht me këto paragjykime mbi dy vendet, atëherë shpejt do ti kuptosh ndryshimet që ekzistojnë mes tyre. A është atëherë e mundshme në mes kaq dallimeve të mëdha, që tia bësh të kuptueshëm një tekst publikut në secilin nga të dyja vendet? Veç kësaj në secilin ekzistojnë, për sa i takon traditës së teatrit dhe të kulturës, dallime mjaft të mëdha.

Në teatrot gjermanë ofrohet një spektër i gjerë pjesësh teatrale nga epoka dhe gjuhë të ndryshme. Këtu, një pjesë e madhe e dramave vjen nga autorë të gjuhës gjermane ose dramaturgë të Europës Perëndimore dhe SHBA. Kërkohen si pjesë aktuale, ashtu edhe klasike. Shpesh vepra të epokave të mëparshme modernizohen dhe i përshtaten kohës së sotme. Dhuna dhe seksualiteti janë tema të rregullta në teatrot e sotëm gjermanë. Për sa i takon pajimit teknik dhe infrastrukturës teatrot shtetërorë shpesh kanë dallim nga ato të vegjlit jo-shtetërorë. Të parët, të subvencionuarit, janë në gjendje të vënë edhe produksione të shtrenjta e të ndërlikuara, ndërsa teatrove më të vegjël shpesh u duhet të luftojnë për mbijetesën. Aktorë dhe regjisorë normalë nuk fitojnë shumë mbi mesataren, megjithatë profesioni i tyre çmohet dhe pëlqehet mjaft. Çmimet e biletave për teatrot gjermanë mund të jenë dhe mjaft të larta, sidoqoftë ka zbritje për grupe të veçanta, si për shembull studentët. Meqë biletat shiten disa ditë para se të fillojë shfaqja, vajtja në teatër planifikohet kohë më parë, vizitorët vishen me elegancë siç e kërkon rasti. Por kjo përsëri nuk vlen për skenat dhe grupet e vogla teatrore që shfaqin edhe në qendra kulturore alternative siç janë ndërtesat e fabrikave të vjetra e të tjera të ngjashme.

Në Shqipëri parapëlqehen pjesë teatrore nga autorë të huaj, sidomos komedi të përkthyera nga anglishtja, italishtja ose rusishtja. Nga autorët gjermanë deri më tani janë shfaqur pjesë nga Shileri, Brehti, Dyrrenmati ose Byhneri. Shumë nga këto pjesë janë drama klasike mjaft të njohura të cilat shfaqen në mënyrë konvencionale. Në program bën pjesë edhe teatri absurd, tekstet me kritikë shoqërore ose kritike apo vepra të autorëve bashkëkohës shqiptarë, gjithsesi në një masë të vogël. Pjesët tepër kritike ose skenat licencioze seksuale janë mjaft të rralla në teatër. Buxheti për artet në përgjithësi është mjaft i ulët në Shqipëri. Për skenografi, rekuizitë, kostumet e grimin ka për çdo produksion shumë pak financim, pajimi teknik i teatrove në përgjithësi është i vjetëruar. Rrogat e personelit jo-artistik nëpër teatro janë mjaft të ulëta e këta persona shpesh nuk janë të arsimuar ose të kualifikuar për fushat të cilat mbulojnë. Edhe pagat për aktorë e regjisorë në teatrot shqiptarë janë të ulëta, ata sot nuk gëzojnë atë konsideratë të lartë shoqërore sikurse gjatë periudhës së diktaturës në socializëm. Për shkak të numrit të vogël të teatrove me emër, gjendja e njerëzve që merren me kulturë është e pasigurt. Shumë nga punësimet sigurohen nëpërmjet kontakteve personale ose sipas preferencave politike të tipit të tarafit. Në Shqipëri thuajse nuk ekzistojnë kompanitë e pavarura teatrore për shkak të gjendjes së vështirë financiare.

Në qoftë se do ti krahasonim këto përshkrime gjithsesi sipërfaqësore të peizazheve përkatëse të teatrove në Gjermani dhe Shqipëri, atëherë del se përkthimi i pjesëve teatrore në shqipe është një sfidë e vërtetë. Dramat gjermane mund të dalin bosh në efektin e tyre te publiku shqiptar, në qoftë se për nga ana tematike janë larg prej horizontit të pritmërive. A do ti dukeshin të vjetruara shqiptarëve konfliktet e karaktereve në pjesët klasike si për shembull Intrigë dhe dashuri e Shilerit ose Fausti i Gëtes? A do ti dukeshin atij tepër larg për jetën e vet të përditshme në një nga vendet më të varfra të Europës pjesët bashkëkohore mbi kërkimin e kuptimit në jetë, mbi bollëkun dhe botën punëtore siç e ndeshim në dramat e autorëve Roland Schimmelpfennig, Lutz Hübner ose Robert Woelfl? Po kështu, a do të godiste në shenjë humori i Loriot-së mbi bashkëjetesën mes burrit dhe gruas, në marrëdhëniet e dashurisë të shqiptarëve njësoj si për gjermanët? Skena të skajshme dhune ose seksuale sikurse në pjesën Karuseli të Arthur Schnitzlerit mund të shkaktonin shok e gjithashtu edhe refuzim, ndaj është e vështirë të shfaqen me aktorë shqiptarë përpara një publiku shqiptar. Pjesë me kritikë të fortë shoqërore dhe politike sikurse nga Bertolt Brehti mund tu nxjerrin vështirësi regjisorëve dhe aktorëve përkatës, nëse duan ti përshtasin për politikën shqiptare e ta kritikojnë atë po në të njëjtën mënyrë. A do ta preknin publikun shqiptar në botën e përvojave të veta në të njëjtën mënyrë sikurse e prekin spektatorin gjerman pjesët e Wolfgang Hildesheimerit, Christoph Schlingensiefit, Thomas Bernhardit ose edhe Friedrich Dürrenmattit, të cilët kanë në pjesët e tyre sekuenca dialogësh absurde. Shfaqja e pjesëve të tilla si Lojë e lehtë. 9 personazhet një gruaje nga Botho Straus, ku skenografia në një moment të caktuar kthehet në sipërfaqe akulli, a do mund të realizohej në një teatër shqiptar me mjetet e pakta financiare dhe teknike që ai ka?

Krahas këtyre dallimeve të përgjithshme teknike, përmbajtësore dhe kulturore, duhen menduar edhe thjesht vështirësitë gjuhësore të një përkthimi nga gjermanishtja në shqip. Kështu për shembull, si do të mbartej gjuha karakteristike pakëz e pluhurosur e Heinrich von Kleistit ose e Gerhart Hauptmannit në shqip, një gjuhë që në kohën kur jetonin këta dramaturgë ende nuk e kishte një gjuhë letrare standarde?

Si do të zgjidhej përkthimi i teksteve nga Karl Valentin dhe Li

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›