E Shtunë, 31 Tetor 2026

Integrimi ne BE PD PS bllokoi statusin per te treten here

Partia Socialiste i heq vetes çdo përgjegjësi nëse vendi nuk e merr statusin kandidat dhe akuzon qeverinë se nuk i ka përmbushur rekomandimet që kërkon Bashkimi Europian. Sekretari organizativ i selisë rozë Blendi Klosi deklaroi se PS nuk mund ta votonte kufizimin e imunitetin pa një reformë të plotë në reformën në drejtësi
Por Partia Demokratike bëri me faj kreun e opozitës Rama që duke mbrojtur pasuritë e paligjshme të miliarderëve në selinë rozë, po bllokon statusin e vendit kandidat për të tretën herë, ndërsa ka harruar të merret me të papunët dhe qytetarët në ndihmë ekonomike
Selia blu rikonfirmoi për të disatën herë pas 6 gushtit se do të jetë vota referndare e qytetarëve shqiptarë ajo që do t’i lërë zyrtarët pa imunitet dhe do t’i hapë rrugën të ardhmes europiane të vendit

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›