Elbasan, goditet nga një pacient, vdes i sëmuri mendor
ELBASAN- Ndërron jetë pacienti i spitalit psikiatrik Elbasan Arjan Laska, pasi u godit nga një tjetër pacient i këtij spitali. Burime nga qyteti i Elbasanit bëjnë me dije se ngjarja e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm, ndërkohë që pacienti ka ndërruar jetën rrugës për në Spitalin Ushtarak.
Nga hetimet paraprake mësohet se Arjan Laska është goditur nga pacienti me inicialet M.G, në spitalin psikiatrik Elbasan.
Ndërkohë që policia bën me dije se Laska e ka marrë ndihmën e parë në spitalin psikiatrik, por sic duket nuk ka mundur ti mbijetojë plagëve të marra, duke humbur jetën fatkeqësisht rrugës për kryeqytet.
Ngjarja e rëndë ka sjellë edhe reagimin e drejtorit të spitalit psikiatrik Elbasan, Kamber Balla i cili ka theksuar se ende po vijonë hetimet nëse pacienti është rrëzuar apo është goditur nga një tjetër pacient.
Balla ka paralajmëruar masa administrative nëse nga ekpertiza mjeko-ligjore vërtetohet se pacienti Arjan Laska (nga Pogradeci) ka humbur jetën, pasi është goditur nga një tjetër i sëmurë mendor. Viktima Arjan Laska sipas mjekëve vuante edhe nga epilepsia
(e.m/BalkanWeb)