Gjirokastër, qëllon në ajër me kallashnikov, policia pranga adoleshentit
GJIROKASTËR- Qëllon në ajër me armë zjarri policia arreston adoleshentin.
Burime nga policia e qytetit jugor bënë me dije se 16-vjeçari me iniciale E.S ka terrorizuar banorët e fshatit Kardhiq mëngjesin e sotëm, duke qëlluar me armë zjarri tip kallashnikov në aksin që lidh fshatrat me rrugën nacionale teksa udhëtonte me makinë.
Banorët e terrorizuar kanë lajmëruar menjëherë efektivët e policisë, të cilët kanë bërë të mundur arrestimin e adoloshentit, si dhe sekuestrimin e armës tip kallashnikov dhe 30 fishekë.
Policia ka nisur hetimet për armën që ai posedonte si dhe aryet që e shtynë në një veprim të tillë.
(e.m/BalkanWeb)