Elbasan helmohen gjashte mjeke

Gjashtë mjekë dhe infermierë të qytetit të Elbasanit kanë përfunduar të shtruar në spital me simptoma të helmimit pas një darke mes kolegësh të konsumuar një natë më parë në një nga lokalet në periferi të qytetit.
Rreth ores 14:00 të ditës së sotme janë paraqitur në urgjence 6 persona, staf i spitalit psikiatrik “Sadik Dinci”, të cilët kanë shfaqur të njëjtat shenja të helmimit si dhimbje barku, të vjella dhe diarre. Po ashtu, bëhet me dije se edhe personat e tjere që darkuan në këtë lokal kanë ndjerë shqetesime të aparatit tretës, por gjendja e tyre shëndetësore ishte më e lehtë. Ndërkaq, shefja e pavionit të infektivit Elida Zhuzhuni deklaron se shkak i helmimit dyshohet së është bërë salmonela e picave, por që nuk përjashtohet edhe konsumimi i pijeve alkoolike. Nga ana tjeter, i kontaktuar nga “Top-Channel”, drejtori i higjinës në qytetin e Elbasanit, Agron Braho bën të ditur se është ngritur grupi i kontrollit, i cili ka marrë monstrat e ushqimit në lokal dhe po analizon përbërjen e tyre. Sipas Z. Braho do të merren të gjitha masat që parashikohen në ligj nësë analizat bëjnë përgjegjës për helmimin, konsumimin e ushqimeve në këtë lokal. / Top Channel