E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasan, hetim vdekjes së peshkatarit

Policia e qytetit të Elbasanit ka nisur hetimet mbi vdekjen e një peshkatari, i cili u gjet i pajetë në ujërat e lumit Shkumbin.

Lajmin e bëjnë të ditur burime policore lokale, sipas të cilave hapja e hetimeve u vendos pas denoncimit të familjarëve të shtetasit Dilaver Peqini, të cilët pretendojnë se ai është vrarë.

Ndërkohë, burimet shtojnë më tej se gjatë ekspertizës së kryer mbi trupin e viktimës është gjetur një plumb.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›