Socialistët, bojkot kuvendit të enjten

Grupi Parlamentar Socialist vendos të paguajë kredinë e ish-deputetit Fatmir Xhindi i vrarë në Roskovec të Fierit majin e shkuar. Në një mbledhje të grupit parlamentar socialist, 65 deputetët e kësaj force kanë rënë dakord që të kontribuojnë për të shlyer kredinë e deputetit Xhindi ndërsa kërkojnë që të zbardhet vrasja e tij menjëherë. Grupi socialist gjithashtu la në fuqi vendimin për të mos shkuar në Kuvend edhe këtë javë në shenjë solidarizimi për përjashtimin që Topalli i ka bërë deputetit Taulant Balla. Deputetëve socialsite gjithashtu u është dhënë porosi që të angazhohen maksimalisht për protestën e 30 prillit.