Elbasan, i rrëmben rrjedha e përroit, humbin jetën 2 persona
ELBASAN - Dy persona kanë gjetur vdekjen gjatë orëve të pasdites së sotme pasi kanë rënë aksidentalisht në përroin e Zarakinës në Elbasan dhe janë rrëmbyer nga rrjedha e tij.
34-vjeçarja Miranda Ramazani ka rënë aksidentalisht në përrua ndërsa Agim Jashari 32 vjeç, fqinji i saj ka tentuar ta shpëtojë, por fatkeqësisht kanë humbur jetën të dy. Më tej ka qenë vëllai i Mirandës, i cili ka tentuar t’i shpëtojë, por nuk ka mundur.
Të dhënat bëhen të ditura nga familjarët e viktimave, raporton korrespondenti i televizioni A1 REPORT, Andi Qosja.
Trupat e dy viktimave pasi janë nxjerrë nga përroi janë dërguar në morgun e qytetit. Policia në vendngjarje ka nisur hetimet për të zbardhur ngjarjen e plotë.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)