Lezhe arrestohet ish kreu i komunes Dajc
Policia e Lezhes arreston ish kreu i komunes Dajç ne Lezhe, Rrok Rroku. Ai akuzohet per pervetesimin e disa donacioneve qe shoqata italiane i kane dhene komunes.
Ne kohen kur Rroku drejtonte komunen e Dajcit, sipas policise, ka perfituar donacione te shumta. Por nje pjese e tyre nuk kane shkuar destinacionin e percaktuar.
Behet fjale te pakten per 8 automjete, qe sipas policise u jane shitur personave te trete dhe shuma e perfituar eshte pervetsuar nga ish kryetari Rroku.
Ai humbi zgjedhjet e 8 Majit si kandidat i PS ne kete njesi vendore, ndersa tani do te perballet me drejtesine per akuzen e korrupsionit.