E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasan kandidati i majte ne krye

Në qytetin e Elbasanit, në KZAZ-në numër 12 po numërohen fletët për kryetarin e bashkisë së qytetit.

Ky është momenti i fundit për sot, pasi procesi do të ndërpritet për shkak të kohës së gjatë të punës së grupeve të numërimit.

Nga 6 tryeza pune, vetëm dy kanë numërues. Deri tani janë numëruar 28 kuti, prej nga kanë dalë 7787 fletë, 5179 prej të cilave i shkojnë kandidatit të majtë Qazim Sejdini dhe pjesa tjetër atij të djathtë Durim Hushi.

Ndërkohë, në komunën Cërrik numërimi vijon dhe deri tani kanë përfunduar 7 kuti nga 17, nga të cilat rezulton kryesues Servet Dusha i PD.

Ndërsa në Librazhd vijon numërimi për komunat, pasi ai për qytetin është lënë në fund. Gramshi e ka mbyllur procesin dhe kandidati Dritan Vici ka fituar ndaj Kastriot Zëres.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›