Durrës, deri tani kryeson Vangjush Dako
Edhe në Durrës procesi i numërimit në KZAZ-në numër 8, për bashkinë e qytetit, po ecën me ngadalë.
Deri tani janë numëruar vetëm 15 qendra nga 165 që ka Durrësi për kryetarin e bashkisë. Deri në këto momente votat janë: 3576 për kandidatin e PS Vangjush Dako dhe 3318 për atë të PD, Ferdinand Xhaferraj.
Sipas informacioneve të fundit, nga 15 qendrat e numëruara, 10 të parat i përkisnin zonës së plazhit, ndërsa numërimet e tjera i përkasin zonës së Shkozetit.