E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasan, kasapi plagoset methikë pranë dyqanit të mishit

 ELBASAN- Një plagosje me thikë është shënuar sot paradite në lagjen  ”11 Nëntori”. I plagosuri është Fatmir Kalemi i cili punonte si kasap dhe ngjarja mësohet se ka ndodhur pranë dyqanit të tij të mishit.

Nga të dhanë e para mësohet se plagosja ndodhi pasi mes autorit dhe viktimës ka pasur një konflikt.

Policia thotë se ka identifikuar autorin dhe e ka shpallur në kërkim. Fatmir Kalemi ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Elbasanit.
 
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›