E Diel, 1 Nëntor 2026

Thaçi dhe Daçiç takohen nesër në Bruksel

PRISHTINE - Kryeministrat e Kosovës dhe Serbisë, Hashim Thaçi e Ivica Daçiç, do të takohen të hënën në Bruksel, i treti takim në radhë pas marrëveshjes së 19 prillit për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

Në përfundim të takimit të 21 qershorit, që u mbajt nën drejtimin e përfaqësueses së lartë të BE-së, Catherine Ashton, u paralajmërua se në raundin e 8 korrikut do të diskutohen çështjet e telekomunikacionit dhe të energjisë, të cilat ndërkohë janë biseduar në Bruksel edhe nga delegacionet teknike e grupet punuese të Prishtinës dhe Beogradit.

Ndër çështjet e tjera përmenden edhe debatet parlamentare dhe reagimet e ndryshme rreth Projektligjit për Amnistinë, i cili vjen nga Marrëveshja e Brukselit. Ky projektligj pritet të miratohet në Kuvendin e Kosovës javën e ardhshme, pas disa ndryshimeve.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›