E Diel, 1 Nëntor 2026

Elbasan, metalurgëtkërkojnë negociataose grevë urie

ELBASAN- Puna e kompanisë turke "Kurum International" në Elbasan prej 7 ditësh është e paralizuar për shkak të grevës së metalurgëve.

Punëtorët kanë bllokuar lëvizjen e mjeteve të kompanisë duke e paralizuar totalisht aktivitetin të vendosur në plotësimin e kërkesave të tyre ekonomike.

Të shtunën metalurgët paralajmëruan se mëngjesin e së hënës do të hynin në grevë urie. Sot paradite u njoftua se fillimi i grevës do të shtyhej për disa orë pasi ishin në pritje të një takimi me drejtuesit e kompanisë për plotësimin e kërkesave të tyre.

Përshkallëzimi i protestës ndodhi pasi administratori i kompanisë refuzoi kërkesën për largimin e drejtorit të uzinës së çelikut, i cili ushtroi dhunë fizike ndaj një metalurgu.

Protestuesit deklaruan në fillim të grevës se drejtori turk i sektorit të derdhjes së çelikut pa ndërprerje, Mehmet Xhen, ka rrahur punëtorin Refik Hasalla, 54 vjeç. Ky incident i rëndë, një javë më parë, u shoqërua fillimisht me një protestë një orëshe të metalurgëve të uzinës së çelikut, me të cilët u solidarizuan edhe ata të uzinave të tjera. Protestuesit të mbështetur edhe nga sindikatat kërkojnë largimin e drejtuesve aktualë të uzinës së çelikut që shpeshherë keqtrajtojnë punëtorët shqiptarë. Ndërkaq, drejtuesit e kompanisë turke u kanë bërë thirrje punëtorëve për të ndalur grevën dhe të rinisin aktivitetin normal të punës.

Nga ana tjetër prokuroria e rrethit gjyqësor të Elbasanit vazhdon hetimet pas denoncimit të drejtuesve të kompanisë turke ndaj disa metalurgëve që akuzohen se po ushtrojnë presion ndaj kolegëve për të mbështetur grevën.

Gjithashtu, edhe Gjykatës së Shkallës së Parë të Elbasanit i është kërkuar të shprehet për ligjshmërinë e kësaj greve, por ajo mund të shprehet për këtë vetëm në fillim të shtatorit.
(s.g/balkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›