E Shtunë, 31 Tetor 2026

Një vit nga masakra e Dajtit, kujtohen 4 policët

është zhvilluar sot ceremonia e përkujtimit të 4 oficerëve të policisë të vrarë një vit më parë gjatë aksionit për kapjen e shumë të kërkuarit Dritan Dajti.

Në fjalën e tij ministri i brendshëm Lulzim Basha duke ngritur lart figurën e katër heronjve të atdheut theksoi se ata janë shembulli fyrmëzues që na kujton betimin e madh të uniformës së policisë së shtetit për të mbrojtur ligjin.

"Ndodhem sot këtu në përvjetorin e parë për të përkujtuar katër dëshmorët e atdheut, të cilët sakrifikuan jetën e tyre për vlerat më të larta të atdheut. Ata ishin katër nga më të mirët e policisë së shtetit. E madhe është krenaria e atyre që ju njohën, e të gjithë shqiptarëve, familjes së madhe për të cilët ju dhatë jetën", u shpreh Basha.

Ai gjithashtu theksoi se Policia e Shtetit, Ministria e Brendshme dhe qeveria kanë marrë dhe do të marrin të gjitha masat kundër krimit të organizuar duke shtuar se Parlamenti me anë të një ligji do të japë detyrimet që shteti shqiptar ka ndaj 4 policëve të vrarë.

"Një vit më parë ne humbën 4 oficerë policie por dhimbja e madhe na jep forca për të vazhduar më tej në rrugën e sakrificës dhe vendosjes së ligjit. I paharrueshëm qoftë kujtimi i tyre" theksoi më tej ministri Basha.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›