Elbasan, ndërpritet numërimi në KZAZ-në 12 dhe 14

Ndërpritet procesi i numërimit të votave në qytetin e Elbasanit, në KZAZ-në 12 dhe 14. Me konsensusin e të dyja palëve, mesohet se komisionerët kanë vendosur të pushojnë dhe me një vendim unanim, ata kanë zgjedhur orën 08.00 të ditës së nesërme, për të vijuar procesin normalisht.
Në këtë qark, kandidati i Partisë Socialiste Qazim Sejdini ka marrë në total deri në këto momente 18.918 vota, ndërsa kandidati i LSI-se, Durim Hushi 13.046 vota. Tashmë janë numëruar 71 kuti nga 96 kuti votimi.