Ngushtohet diferenca, 617 vota në favor të Ramës

Vijon të ndryshojë rezultati i publikuar në RTV “Ora News”, e marrë në kohë reale nga gazetarët të cilët kanë qëndruar në çdo KZAZ, për të marrë verdiktin për çdo kuti.
Kryetari i Partisë Socialiste qëndron sërisht në krye me një diferencë prej 617 votash, ndaj rivalit demokrat. Kreu opozitar Rama ka marrë 109.631 vota dhe kandidati demokrat Basha ka marrë 109.014 vota.
Diferenca mes tyre mbetet ende e ngushtë, kjo vetëm 617 vota, në favor të PS-së.