E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasan ndotja brenda normave vendase

Ndotja e ajrit në qytetin e Elbasanit dhe në dy zonat industriale përreth tij është brenda normave për të vendit tonë.

Ky është rezultati i monitorimit të grupit të punës të ngritur enkas për këtë punë nga ish-zvkryeministri Edmond Haxhinasto. Për herë të parë, ndotja është krahasuar me normat shqiptare. Por në të dhënat e grupit të punës nuk bëhet me dije se sa ndryshojnë normat e vendit tonë me ato të Bashkimit Europian. Ky grup, i përbërë nga specialistë të Institutit të Shëndetit Publik dhe Drejtorisë Rajonale të Mjedisit për disa ditë kryen matjet në zonën industriale dhe në qytetin e Elbasanit. Specialistët u shprehën se pluhurat respiratore rezultojnë brenda normave shqiptare, megjithëse tejkalojnë normat e Bashkimit Europian. Kreu i Drejtorisë Rajonale të Mjedisit u tregua më i rezervuar. Ai tha se në zonat industriale dhe në rrethinat përreth saj, monitorimi i specialistëve do të jetë i vazhdueshëm dhe më i rreptë, ndërsa thekson se ndotja në qytet vjen edhe si pasojë shtimit të ndërtimeve, rrugëve të dëmtuara dhe trafikut të makinave. Vlorë, situatë alarmante nga djegia e mbetjeve Rreth një vit më parë Ministria e Mjedisit gjobiti në Qarkun e Vlorës me 1 milion lekë të reja bashkinë e këtij qyteti për situatën e grumbullimit dhe djegies së mbeturinave 100 metra në vijë ajrore nga qendra historike qytetit. Nga inspektimet kanë rezultuar disa shkelje që kanë të bëjnë me rrethimin e vend-grumbullimit të plehrave si dhe djegien e tyre jashtë kritereve të përcaktuara. Grumbullimi dhe asgjesimi i mbetjeve nuk bëhet me teknika dhe teknologjinë e duhur, madje specialistët panë edhe ndotjen e mjedisit në masë të konsiderueshme nga djegia e këtyre plehrave. Kjo fushë e grumbullimit të mbetjeve është jashtë cdo kushti teknik dhe krijon ndotje të mjedisit përreth dhe shqetësim tek banorët e zonës. Sipas ekologjistëve në këtë qytet, ka më shumë se 23 vjet që Vlora i djeg mbeturinat në të njëjtin vend dhe për këtë arsye shqetësimi është ngritur deri tek qeveria për t’u ngritur landfilli i grumbullimit dhe përpunimit të mbetjeve.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›