E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Elbasan, ndriçim inteligjent dhe rritje e eficiencës së energjisë në ndërtesat publike

TIRANË, 14 janar/ATSH/ Bashkia e Elbasanit po vijon bashkëpunimin me partnerë ndërkombëtarë në projektet që mbështesin zhvillimin e qëndrueshëm.

Kryetari i bashkisë Elbasan, Gledian Llatja priti sot në një takim delegacionin e Forumit të Partneritetit të Gap Fund, me përfaqësues të institucioneve të rëndësishme si Ministria Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim, Qeveria e Luksemburgut, GIZ, Banka Europiane e Investimeve dhe Banka Botërore.

Në fokus ishte studimi i parafizibilitetit për ndriçimin inteligjent dhe rritjen e eficiencës së energjisë në ndërtesat publike, dy projekte të rëndësishme për përmirësimin e jetës së qytetarëve dhe mbrojtjen e mjedisit.

Llatja vlerësoi se ky bashkëpunim jo vetëm që ndihmon në përballjen me sfidat klimatike, por gjithashtu tregon se Elbasani po bëhet një pikë referimi në rajon për politikat e zhvillimit të qëndrueshëm.

Ai falenderoi Gap Fund dhe Bankën Europiane për Zhvillim për mbështetjen e tyre të vazhdueshme në këtë rrugëtim të rëndësishëm.

1 nga 9

/m.m/a.f/r.e/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›