E Diel, 1 Nëntor 2026

Elbasan, në pranga 6 muajpasi përdhunoi shurdh-memecen

ELBASAN - Një i ri është vënë në pranga pasi ishte në kërkim për përdhunimin e një vajze 20-vjeçare, shurdh-memece me inicialet S. A.

Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Elbasanit në dhjetor të vitit 2012, kur Nertil Kruja, 26 vjeç ka hyrë në banesën e fqinjes së tij. Burimet zyrtare nga policia lokale kanë bërë të ditur se, që nga ngjarja ai ishte në kërkim pasi gjykata kishte vënë ndaj tij masën e sigurisë “arrest me burg”.

Sipas policisë, Kruja në dhjetor të vitit të kaluar (2012), kishte hyrë në banesën e fqinjes së tij nga dritarja e banesës. Ai kishte përfituar nga fakti se në shtëpinë e 20-vjeçares nuk kishte njerëz duke kryer edhe abuzimin seksual me të.

Ndaj të arrestuarit, Nertil Kruja, është ngritur akuza e “marrëdhënieve me persona të pazotë për t’u mbrojtur”.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›