Elbasan ne pranga rrjeti i droges

Pjesëtarët e një rrjeti që shpërndante lëndë narkotike janë arrestuar në
qytetin e Elbasanit. Drejtori i policisë së qarkut Emri Vata bëri të
ditur detajet e një operacioni të koduar me emrin “Tabakane 2”.
Në cilësinë e provës materiale për periudhën janar – shkurt janë sekuestruar 230 doza heroinë, 340 doza kanabis sativa, gjashtë automjete dhe 8 telefona celulare. Vata bën me dije se një pjesë e të arrestuarve janë persona me precedentë penalë, të cilët kanë qenë të dënuar më parë për veprar të ndryshme penale.
Në shator të 2011 policia e Elbasanit ka arrestuar Eduart Muzhaqin me 300 doza kokainë i cili ka qenë pjeë e këtij rrjeti. Te arrestuarit jane Kostandin Llazar Piku, Arben Petraq Hysa, Altin Albert Çaka, Emiljano Durim Ramazani, Petrit Baftiar Bekteshi, Ilir Ibrahim Rrapi.
Personat në fjalë akuzohen për veprën penale të “Prodhim dhe mbajtje e lëndës narkotike, e kryer në bashkëpunim, në formën e shitjes më shumë se një herë”. Rrejti i trafikantëve operonte ne Elbasan, të cilët prej disa muajsh janë vënë nën hetim deri në finalizimin me sukses të operacionit. Mësohet se po punohet për kapjen e personave të tjerë dhe po verifikohen pasuritë e tyre.