Elbasan, pacientet e Psikiatrikut hapin ekspozite
"Shkolla e Artit" eshte titulluar ekspozita ne kuader te nje aktiviteti organizuar dje ne mjediset e spitalit Psikiatrik "Sadik Dinci" ne qytetin e Elbasanit. Me iniciativen e Komunitetit "Sant Egidio" me qender ne Rome, i cili perbehet nga vullnetare nga shtete te ndryshme te Evropes, qe prej nje jave misionaret e tij kane ardhur ne kete spital, ku se bashku me te semuret jane pergatitur per organizimin e ketij aktiviteti. Njeri nga vullnetaret, Bruno Balestre, tha dje per ATSH se prej me shume se 17 vitesh komuniteti "Sant Egidio" ndodhet ne Shqiperi dhe ndihmon personat e vetmuar dhe ne nevoje. Ky komunitet ndodhet kete jave ne Elbasan, ku me ndihmen e Drejtorit te Spitalit Psikiatrik "Sadik Dinci", Pjerin Xhuvani, u improvizua nje mjedis, ku te semuret, te cilet kishin deshire, mund te pikturonin cfare te deshironin. Me ndihmen e vullnetareve te komunitetit, organizatoret mblodhem ato punime qe u jane dukur me te bukurat. Te gjitha ato u ekspozuan dje ne shenje falenderimi per keta persona te cilet ndjehen te vetmuar.