Dalic: "Slishko, fitoj une"
TIRANE- Tre trajneret kroate qe punojne ne Shqiperi, Bllazhe Slishkovic te Tirana, Sllavko Kovacic te Flamurtari e Zllatko Dalic te Dinamo, e kane marre si nje sfide midis tyre per te triumfuar ne superlige. Por ne nje prononcim trajneri i Dinamos, Zllatko Dalic, eshte bindur per suksesin dhe fitoren e tij. "Besoj se do te jete nje konkurrence shume e madhe midis nesh, por dhe midis Dinamos e Tiranes. Une do te bej gjithcka dhe jam optimist se do ta fitoje takimin me Tiranen e Slishkovicin", u shpreh Dalic per sfiden e pare kunder nje trajneri kroat, Bllazhe Slishkovicit te Tiranes (java 7). Nese kemi folur vazhdimisht per nje derbi Starova-Lika, dy trajnere te shkolles se kuqe, por i pari te Teuta e tjetri te Partizani, apo per nje perplasje trajneresh blu: Canaj (tashme te Vllaznia) e Sejdini (aktualisht te Bylis), tani do te flasim per sfida kroatesh ne kampionatin shqiptar: Dalic (Dinamo) dhe Slishkovic (Tirana), nje sfide qe perball kampionet ne fuqi me rekordmenet shqiptare. Asnjeri prej te dyve nuk i ka dhene nje titull bankinave qe ata do te drejtojne, pasi jane ne debutimin e tyre te pare ne Shqiperi, por pikerisht per kete arsye, sfida e javes se 7-te, pervec perplasjes se dy gjiganteve shqiptare, do te jete se pari nje perplasje "briresh" te dy teknikeve ambicioze kroate, nder me te paguarit ne Shqiperi. Nese Bonacic kishte nofken "Diktatori i hekurt"; Katalinic, "Ivani i tmershem", Zllatko Dalic shume me i bute, duket se po fiton nofken "Murinjo kroat", te pakten per ato shumellojshmeri stervitjeje qe po aplikon me Dinamon ne prag te Kampionatit te 70-te Kombetar, nje sezon qe per here te pare do te kete tre kroate ne drejtimin e skuadrave shqiptare. Karriera futbollistike e Dalicit ka nisur nen drejtimin e nje ish-trajneri te Dinamos, Ivan Katalinicit, kur te dy ishin te Hajduku i Splitit, teksa me vone kane punuar edhe si kolege, Katalinic trajner e Dalic, ndihmesi i tij. "Hapat e para te trajningut i kam mesuar nga ai", -thote Dalic.
SFIDAT "KROATE"
Java 5 dhe 16
Tirana (Slishkovic)-Flamurtari (Kovacic)
Java 7 dhe 18
Tirana (Slishkovic)-Dinamo (Dalic)
Java 10 e 21
Dinamo (Dalic)- Flamurtari (Kovacic)
SFIDAT "KROATE"
Java 5 dhe 16
Tirana (Slishkovic)-Flamurtari (Kovacic)
Java 7 dhe 18
Tirana (Slishkovic)-Dinamo (Dalic)
Java 10 e 21
Dinamo (Dalic)- Flamurtari (Kovacic)