Elbasan, përdhunon të miturën, pranga adoleshentit
Dyshohet se ka përdhunuar një të mitur, përfundon në pranga adoleshenti. Policia e Elbasanit ka arrestuar mbrëmjen e djeshme një 15-vjeçar, i cili dyshohet se ka përdhunuar një vajzë 12-vjeçare.
Të dy të miturit i përkasin komunitetit rom. Pas denoncimit,policia ka bërë të mundur ndalimin e adoleshentit. Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
7 nëntor 2012 (gazeta-Shqip.com)
Elbasan, përdhunon të miturën, pranga adoleshentit burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta Shqip