E Diel, 1 Nëntor 2026

Elbasan, përplasen dy automjete, plagosen katër persona

Një aksident me pasojë plagosjen e katër peronave ka ndodhur orët e pasdites së sotme në aksin rrugor Elbasan – Peqin.

Burime nga policia e Elbasanit bëjnë me dije se një automjet i tipit Golf me targa TR 3220 F është përplasur me një automjet tjetër të tipit Benz me targa AA 362 GK në Vidhas të Elbasanit, në aksin rrugor Elbasan Peqin. Si pasojë e përplasjes janë plagosur katër persona.

Personat e plagosur janë transportuar me urgjencë për në spitalin rajonal të qytetit të Elbasanit ku po marrin edhe ndihmën e nevojshme mjekësore.

Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e policisë të cilat kanë nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›