E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edi Rama në Facebook: Vali Bizhga Drejtore e Kabinetit të Kryeministrit

Kryetari i Partisë Socialiste dhe kryeministri I zgjedhur Edi Rama ka publikuar ditën e sotme në faqen e t ij zyrtare në rrjetin social Facebook, emrin e Drejtores së Kabinetit të Kryeministrit, Vali Bizhga.

Është kënaqësi dhe nder t’ju prezantoj Drejtoren e Kabinetit tim në kryeministri, Vali Bizhgën. Me Valin kemi punuar krah për krah për shumë vite në Bashkinë e Tiranës, ku kam pasur privilegjin ta kem zëvendësen time dhe më pas Drejtore të Kabinetit të Kryetarit të Bashkisë. Por kemi ndarë së bashku edhe përpjekjet dhe emocionet e disa fushatave, ku Vali ka luajtur prapa kuintave rolin kyç të Drejtorit Ekzekutiv të fushatës.

Një betejë më e rendësishme për të, ajo me një kancer të shfaqur befas në formë agresive, e shkëputi lidhjen tonë të punës për aq sa kohë iu desh Valit ta fitonte betejën më të vështirë të jetës së vet. Tashmë, ajo është rikthyer në fushën e kahershme të përpjekjes sonë të përbashkët për të bërë punë të mira për vendin e njerëzit, e do të mbulojë me profesionalizmin, pastërtinë dhe përkushtimin e saj të posaçëm në komunikimin me njerëzit, një detyrë ku pa asnjë dyshim do vendosë një standard të ri, shkruan Rama në Facebook.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›