E Diel, 1 Nëntor 2026

Elbasan, përplasje fizike mes disa personave

ELBASAN - Në orët e vona të ditës së enjte një sherr mes disa personave ka ndodhur tek kryqëzimi i Cërrikut në Elbasan.

Mes personave ka pasur përplasje fizike dhe përdorim të mjeteve të forta, për pasojë një person, D. Hasani është dërguar për në spital me disa dëmtime në trup.

Sipas policisë gjatë përplasjes mes personave është qëlluar në ajër me armë zjarri kallashnikov.

Policia ka nisur hetimet e menjëhershme për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e tre personave të tjerë të përfshirë.

(a.k/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›