E Shtunë, 31 Tetor 2026

Brazil, protestat nuk ndalen, humb jetën një adoleshent

BRAZIL - Sërish përleshje në Brazil, ku një adoleshent ka humbur jetën gjatë një proteste masive. Siç raportojnë mediat vendase, i riu u shtyp nga një kamion ndërsa mjeti po devijonte nga rruga, për të evituar turmën e njerëzve. Ngjarja ndodhi në Guarujà, qytet rreth 86 km larg nga Sao Paolo.

Ndërkaq në një tjetër qytet, në Fortaleza, ku u zhvillua ndeshja Itali-Spanjë për Kupën e Konfederatave, rreth 5 mijë vetë marshuan drejt stadiumit disa orë përpara se të niste ndeshja. Protestuesit qëlluan me gurë dhe shkopinj policinë, ndërsa kjo e fundit iu përgjigj turmës me gaz lotsjellës.

Edhe ne Rio De Zhaneiro dhjetëra banorë të lagjeve të varfra dolën në shesh, duke kërkuar kushte më të mira jetese. Bëhet fjalë për incidentet e fundit nga një seri protestash kundër korrupsionit që kanë përfshirë prej ditësh Brazilin. Protestat nisën rreth 1 muaj më parë në qytetin e Sao Paulos, pas rritjes së çmimit të transportit publik me 10 %.

(er.nu/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›