E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasan, plagos me thikë 29-vjeçarin pranga autorit

ELBASAN- Një 29 vjeçar është plagosur me thikë paraditen e sotme, ndërsa policia ka bërë të mundur arrestimin e autorit.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen numër 3 në Cerrik, kur shtetasi Olsi Mukja 29 vjeç, me banim në Vlorë, është goditur disa herë më thikë në pjesë të ndryshme të trupit nga shtetasi Ismail Kanani, 28 vjeç, me banim në Cerrik.

Policia tha se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta pas një sherri mes dy shtetasve, e më pas autori ka goditur 29 vjeçarin, i cili kishte ardhur në Cerrik për të kaluar një fundjavë tek gjyshja e tij.

I plagosur është shtruar në spitalin kirurgjik të Elbasanit, ndërsa mjekët pohojnë se gjendja e tij shëndetësore është jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkaq , pak minuta pas ngjarjes Policia ka bërë të mundur arrestimin e autorit, i cili akuzohet për veprën penale “ vrasje me dashje e mbetur në tentativë”.
(e.m/ata/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›