E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Protestat s’e dëmtojnë turizmin, do jetë sukses

TIANE-Kryeministri Sali Berisha u drejtoi sot nje thirrje qeverive vendore dhe qytetarëve mbarë vendit të përgatiten të mikpresin turistët që do vizitojnë Shqipërinë në këtë sezon të nxehtë vere. Kreu i qeverisë përjashtoi që situata aktuale në vend të jetë pengesë për të patur një sezon të suksesshëm turistik.

“Unë jam sot këtu për tu bërë thirrje të gjithë qytetarëve shqiptarë qeveritarëve vendorë, përfaqëesuesve të qeverisjes vendore, të ndjekin me angazhim të plotë dhe total, finalizimin e gjithë përgatitjeve për sezonin turistik më të suksesshëm në historiën e vendit. Ne hymë në këtë sezon pasi jemi përzgjedhur e vlerësuar nga agjencitë më prestigjozë në botë si destanacioni kryesor pë turizmin”.

Sipas Berishës fluksi i turistëve ka nisur që tani në rritje dhe ndaj përgatitjet nuk duhet të vonohen. Berisha kërkoi që në këtë sezon të ofrohet më e mira. “Ëshë shansi ynë të krijojmë përshtypjen më të mirë për pasuritë që kemi në vend dhe zotërojmë. Nuk gjen kurrë që në një hapësirë kaq të ngushtë si vendi jonë të gjesh kaq shumë pasuri trashëgimore, arkeologjike, natyrore.

Berisha kërkoi që në këtë konferencë për shtyp të pyetej gjerësisht për turizmin dhe jo cështje të tjera. I pyetur nëse situata aktuale postzgjedhore në Shqipëri premton për turizëm të suksesshëm duke i kujtuar dhe pezullimin e vizitës që bëri Barroso, Berisha u shpreh i bindur që po.

“Jam i bindur se do të jetë një histori e vërtetë suksesi. Psh z Barroso nuk erdhi për pushime por ishte për një vizitë zyrtare e cila ka rregulla të tjera. Nqs ka probleme në KQZ, nuk ka problem askund tjetër ku turistët pushojnë. U dogjën ca goma, por këto nuk janë gjëra të pazakonshme në një vend të lirë, protesta ka në cdo vend të botës, ato janë pjesë e një demokracie që funksionon. Keq është kur rrethohet KQZ nga protestues.

Në konferencën e sotme për shtyp, Berisha gjeti vend të falenderojë punonjësit e KQZ, efektivët e policisë që po qëndrojnë 24 orë në punë.

“Unë e di që ju do dëshironi të flisni sot për tema të tjera por unë do të preferoja sot turizmin. Gjej vend te shpreh mirënjohje të thellë ndaj atyre dy zonjave komisionere dhe 7 zotërinj anëtarë të KQZ, gjithë stafin e KQZ, përfaqësues të forcave politike që po punojnë me një përkushtim të madh, do thoja në kushte të vështirësuara. Dua të shreh mirënjohje të thellë ndaj gjtihë oficerëve, instruktorëve të policisë së shtetit për përmbushjen me profesionalizëm të detyrës”, u shpreh Berisha në këtë konferencë të sotme për shtyp.

 (D.Bono/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›