Elbasan, pranga të dënuarit me 7 vite burg në Itali
Një 39-vjeçar i dënuar nga drejtësia italiane me 7 vjet burg është vënë në pranga nga policia e Elbasanit.
Agim Xhaferri, 39 vjeç, nga fshati Çepe-Ballsh është dënuar në shtetin fqinj me 7 vjet e 6 muaj për veprat penale shfrytëzim prostitucioni dhe Dhunë seksuale.
Gjatë kontrollit të banesën e tij, policia gjeti edhe një armë zjarri tip pistoletë, të cilën ai e mbante pa leje.
Ndaj Xhaferrit kanë nisur veprimet procedurale për dërgimin në vendin e vuajtjes së dënimit.