“Akademia politike e PS-së, vizion për të ndryshuar realitetin”

Në fjalën e tij gjatë përurimit të kësaj akademie, Rama theksoi se njerëzit kanë humbur sot me të drejtë besimin tek politika. “Jam i mbresuar pozitivisht nga fakti se kaq shumë të reja dhe të rinj i janë përgjigjur ftesës për aplikim në Akademinë tonë politike. Kjo tregon se politika nuk e ka humbur rolin e saj, pavarësisht dekurajimit”, tha ai.
Sipas kreut të PS-së, politika shqiptare nuk është shembulli i mirë që duhet ndjekur, por ekzistojnë mundësitë që ajo të ndryshojë imazh. “Nuk duhet të tërhiqemi -theksoi Rama -, pasi brezi i ri mund të kthejë besimin për një politike fisnike”.
Ai ftoi të rinjtë të merren me politikë, që zëri i tyre të dëgjohet dhe politika të mund të bëhet ndryshe. Kreu i selisë rozë u shpreh se të rinjtë do të dalin nga kjo Akademia e PS-së me një eksperiencë të re.
/Start/E.B/
2012-02-08 21:07