E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasan shfaqet dokumentari Martiret

Në kinema Millenium në Elbasan u shfaq dokumentari “ Martirët” me skenar të Uran Butkës dhe regji të Sajmir Kumbaros. Në ceremoninë e zhvilluar me këtë rast kanë qenë të pranishëm ish-të përndjekur, qytetarë elbasanas, pushtetarë vendorë dhe deputetë. Në fjalën e marrë me këtë rast prefekti i Elbasanit Shefqet Deliallisi u shpreh se dokumentari është një dëshmi e egërsisë dhe barbarisë së sistemit totalitar i cili ekzekutoi elitën e kombit për të siguruar sundimin e diktatorit. Skenaristi Uran Butka u shpreh se ka qenë një nga vuajtësit e diktaturës dhe se është një obligim i madh për të kujtuar klasën e intelektualëve qau pushkatuan padrejtësisht nga komunizmi. Ndërsa regjisori Sajmir Kumbaro theksoi se ishte një nder dhe respekt i vecantë për të realizuar një dokumentar të tillë në emër të mendjes së ndritur të kombit që pati fundin fatal. Dokumentari bën fjalë për pushkatimet e realizuara nga komunistët gjatë viteve 1945-47 mes të cilëve ka pasur mjaft intelektualë elbasanas e madje burra mendje ndritur si Lef Nosi.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›