E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama shaka me Romnein

Presidenti Barack Obama nuk ka hezituar të sulmojë rivalin republikan në presidencialet te muajit nëntor, Mitt Romney gjatë darkës së Korrespondentëve, një mbrëmje e përvitshme gala që mbahet në Ëashington DC. Mirëpo, gjithçka ka qenë në kuadër të humorit dhe batutave, përpara elitës së mediave dhe një liste të ftuarish VIP.

Duke respektuar traditën, Obama ka sjellë humor gjatë mbrëmjes me batutat e tij drejtuar kundërshtarëve politikë, përfshirë edhe sfidantët për garën e Shtëpisë së Bardhë.

"Merrni psh Mitt Romneyn; ai dhe unë kemi shumë gjëra të përbashkëta. Të dy i mendojmë gratë tonë si gjysmën tjetër më të mirë se vetja, Të dy kemi diploma nga Harvardi. Unë kam një, ai ka dy. Çfarë snobi!",-tha Obama duke shkaktuar të qeshura.
Ai iu referua edhe skandalit të agjentëve të sigurimit me prostituta në Kolumbi, duke qesëndisur disi Agjencinë.
"Po e shijoj vërtet këtë mbrëmje me ju, por më duhet të iki në kohë, që Shërbimi Sekret të jetë në shtëpi pa rënë errësira",-tha ai.
Komediani Jimmy Kimmel ishte në të njëjtën linjë me presidentin në shakatë e tij, ku njëra i dedikohej edhe aktorit George Clooney.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›