E Diel, 1 Nëntor 2026

Elbasan, tentoi të ndryshonte të dhënat e pasaportës, pranga 30-vjecarit

ELBASAN- Një 30 -vjecar është arrestuar pasi ka aplikuar për pasaportë me të dhënat e një të afërmi të tij.

Burime nga policia e Elbasanit bëjnë me dije se 30-vjeçari Leonard Vrapi është arrestuar nga sektori kundër krimit ekonomik pasi tentoi të falsifikojë të dhënat e pasaportës.

Nga hetimet paraprake mësohet se 30-vjecari nuk lejohej të shkonte në Greqi, me pasaportën e tij ndaj ka tentuar që të ndryshonte të dhënat dhe të kalonte me identitet të rremë.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›