Elbasan, vjedhin supermarketin dhe makinën e pronarit
ELBASAN- Persona të paidentifikuar kanë vjedhur një supermarket në lagjen "5 Maji" të qytetit të Elbasanit dhe më pas mallin e vjedhur e kanë ngarkuar në Fuoristradën e pronarit të këtij biznesi.
Burime zyrtare pohuan se autorët e vjedhjes kanë qënë profesionistë, të cilët kanë arritur te marrin një sasi të konsiderueshme malli dhe paratë që ndodheshin në arkën e supermarketit. Vjedhësit dyshohet se kanë qenë të mirëorganizuar dhe kanë përdorur edhe pajisje speciale për hapjen e derës kryesore.
Ndërkaq aksioni i vjedhjes është konsideruar si tepër i rrallë, për faktin se autorëve nuk u është dashur të përdorin një mjet të tyre për transportimin e mallit, por janë mjaftuar me vjedhjen e Fuoristradës së pronarit të supermarketit me targa të Elbasanit 5961 A. Policia ka nisur hetimet.
(ma.ar/News24/BalkanWeb)