E Diel, 1 Nëntor 2026

Hakerat shqiptarë sulmojnë faqen e qeverisë së Maqedonisë: Jeni si serbët!

TIRANË- Hakerat shqiptarë sulmojnë faqen zyrtare të Qeverisë së Maqedonisë www.mbrod.gov.mk. Sulmi i këtij sajti është marrë përsipër nga Albanian Hackers Zonej-u (AHZ), që duket si një reagim ndaj dhunës së ushtruar tek 15 nxënësit shqiptarë prej grupeve maqedonase.

Në faqen e hakëruar të Qeverisë së Maqedonisë janë vendosur logo me flamurin shqiptar dhe një mbishkrim shqip.

“Ne gjithmonë do ju urrejm ju sepse edhe ju jeni skllav sikur serbët, grekët dhe rusët.
Sepse vetëm ju i nëncmoni shqiptarët. Cfarë faji patën shqiptaret në Maqedoni që i lënduan, populli maqedon është po ashtu sikur populli serb. E nëncmoni një popull që ka vlera të mëdha e ata janë shqiptarët dhe me kokë lart do të jenë gjithmonë. Just Smile”, thuhet në shkrimin që del sapo të hapësh faqen e Qeverisë së Maqedonisë.

Ndërsa në sfond dëgjon një këngë patriotike shqiptare.
(ma.ar/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›