E Diel, 1 Nëntor 2026

Elbasan vonohen faturat qytetaret dynden ne zyrat e CEZ-it

Qindra qytetare te Elbasanit jane dyndur sot ne zyrat qendrore te Ndermarrjes se Cez-it ne kete qytet per te kerkuar shpjegime ne lidhje me parregullsite e dergimit te faturave te energjise elektrike. Qytetaret te cilet vijne si nga qyteti edhe nga komunat shprehin pakenaqesine e tyre per moskorrektesen e dorezimit te faturave qe nga muaji dhjetor.

Zakonisht faturat e energjise elektrike shkojne ne shtepite e qytetareve nepermjet Postes po kjo nuk eshte bere per muajin e fundit te 2010-s dhe ne mbyllje edhe te muajit te pare te 2011-s qytetaret shprehin shqetesimin e tyre ne lidhje me mundesine e aplikimit te kamate-vonesave. Vonesa e dergimit te faturave eshte shqetesuese si per bashkine edhe per komunat nderkohe qe mesohet se qytetareve vazhdon te mos u jepet asnje shpjegim ne lidhje me kete shqetesim pavaresisht faktit se ne kete situate ata jane korrekte karshi kompanise se shperndarjes.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›