Nga neser sherbimet per qytetaret 20 me shtrenjte
TIRAN- Neser fillon se zbatuari regjimi i ri i Tatimit mbi Vleren e Shtuar per profesionet e lira gje e cila pritet te shtrenjtoje edhe me teper sherbimet per qytetaret. Per cdo vizite tek mjeku ne klinike private takim me stomatologun noteri dokumenti etj. qytetareve do tiu duhet te paguajne 20 per qind me shume para krahasuar me ckane paguar me pare.
Ndryshimet e miratuara nga qeveria disa jave me pare ne vendimin per profesionet e lira duke hequr kufirin minimal te TVSH-se mbi keto profesione hyn se shpejti ne fuqi ndersa pritet qe kjo te filloje te verehet tek cmimet me te cilat do tiu ofrohen sherbimet qytetareve.
Kjo eshte e dyta here qe ekzekutivi nderhyn ne vendimin e tij ku me pare kishte ulur kufirin minimal te TVSH per profesionet e lira deri ne dy milione leke xhiro vjetore por tashme ato do te duhet te paguajne tatim per cdo lek xhiro te bere pavaresisht shumes. Lista e profesioneve qe jane pjese e ketij tatimi perbehet nga avokatet mjeket noteret dentistet infermieret veterineret inxhinieret mamite etj.
Sherbim 20 per qind me te shtrenjte do te ofrojne ndaj qytetareve edhe ekspertet kontabel arkitektet ekonomistet vleresuesit e pasurise dhe projektuesit. Pjese e listes se TVSH-se jane edhe agronomet te cilet pavaresisht punes apo xhiros iu duhet te fillojne te bejne llogarite me cmimet e reja qe nga sot.
Perfshirja ne skemen e TVSH-se edhe te sherbimeve qe ofrohen nga noteret farmacistet inxhinieret etj. pritet te perkthehet me rritje te metejshme te kostos se jeteses se qytetareve pasi tashme bizneset do te jene te detyruara qe cdo sherbim ndaj qytetareve tia faturojne atyre edhe me shtrenjte.
Keto ndryshime vijne ne nje kohe kur rritja e cmimeve te ushqimeve karburanteve dhe asortimenteve te tjera po behet cdo dite edhe me e prekshme. Nese sipas regjimit te vjeter te TVSH-se nje seance tek stomatologu kushtonte per shembull 2 000 leke nga sot ajo do te kushtoje minimumi 2 400 leke. E njejtja gje eshte edhe per sherbime te tjera ku mund te permendim noteret. Nese deri me tani noterimi dhe perkthimi i nje dokumenti kushtonte perafersisht 700 leke tashme ajo do te kushtoje te pakten 840 leke.
Zgjerimi i skemes se TVSH-se tek bizneset te cilat me se shumti ofrojne sherbime ndaj qytetareve pritet te rendoje edhe me tej gjendjen ne xhepat e tyre. Nder me te prekurit pritet te jene shtresat ne nevoje dhe pensionistet. Keta te fundit shpenzojne deri ne 40 per qind te pensionit te tyre per marrjen e sherbimeve shendetesore si per vizita apo blerje ilacesh. Kujtojme se edhe ilacet jane perfshire ne skemen e TVSH-se me 10 per qind.
Pas heqjes se kufirit minimal te TVSH-se per profesionet e lira qeveria ka ndermarre nje tjeter nderhyrje ne kete skeme qeveria pritet te beje te njejten gje edhe per hotelet. Momentalisht ekzekutivi nuk ka ndermarre asnje veprim per ta konkretizuar ate por eshte Drejtoria e Politikave Fiskale ne Ministrine e Financave ajo qe e ka percaktuar heqjen e kufirit minimal te TVSH-se per hotelerine si objektiv paresor te sajin per vitin 2011.
Nese deri ne fund te vitit financat do ta permbushin edhe kete objektiv hoteleve do te duhet te paguajne TVSH pavaresisht xhiros qe do te bejne qytetaret do te duhet te shpenzojne 20 per qind me shume per cdo sherbim te marre nga hotelet.
Profesionet qe paguajne TVSH
Noter
Mjek i specializuar
Avokat
Farmacist
Infermier
Dentist
Mami
Veteriner
Inxhinier
Arkitekt
Mjek-laborant
Projektues
Ekonomist
Agronom
Ekspert kontabel
Vleresues pasurie
Kontabilist i miratuar