E Diel, 1 Nëntor 2026

Elbasan vrasin djalin babai peson infarkt

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e të mërkurës në qytetin e Elbasanit, ku janë regjistruar dy të vdekur, atë e bir.

Gentian Beqiri 35-vjec ka mbetur i vdekur si pasojë e një sulmi me armë nga persona ende të paidentifikuar, ndërsa ruhej nga policia, pasi ishte dënuar nga drejtësia me arrest shtëpie.

Vetëm pak më vonë, babai i tij, Nezir Beqiri, i cili ndodhej i pranishëm në momentin e vrasjes së të birit, ndërroi jetë në spital, për shkak të një infarkti. Edhe pse i moshuari u dërgua me urgjencë në spital ishte e pamundur t'i shpëtohej jeta.

Policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e vrasjes dhe autorët e krimit.
Vrasje
Burg pa afat Aldo Hoxhës
18-vjeçarja vret 45-vjeçarin
Vrasja e 37-vjeçares,20 veta në përgjim

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›