Elbasan, vrasje me armë zjarri në qendër të qytetit
ELBASAN - Një person humbi jetën pasi u qëllua me armë zjarri, mbrëmjen e sotme, në qendër të qytetit të Elbasanit. Mësohet se viktima është 40-vjeçari Ilir Rexhepi, pronar i një shoqërie të policisë private në Elbasan.
Burime nga policia bënë të ditur se Rexhepi u qëllua me disa plumba brenda makinës së tij, në lagjen “Vullnetari”. Autorët kanë përfituar nga errësira për t’i zënë pritë 40-vjeçarit dhe me pas e kanë qëlluar disa herë me armë tip pistoletë dhe më pas janë larguar në drejtim të paditur. Viktima u dërgua menjëherë në spital në gjendje kome, por humbi jetën pak minuta më vonë për shkak të plagëve të rënda.
Ende nuk ka të dhëna për identitetin e autorit apo shkaqet e ngjarjes së rëndë, ndërkohë që policia po vijon hetimet intensive. 15 persona janë shoqëruar në ambientet e policisë së Elbasanit, pasi dyshohet se kanë dijeni për ngjarjen.
Mësohet se edhe vëllai i viktimës, Roland Rexhepi, ish agjent i antidrogës është ekzekutuar në vitin 2009 me armë zjarri në prag të shtëpisë së tij. Policia po heton edhe pistën e një lidhjeje të mundshme mes dy ngjarjeve.
(er.nu/BalkanWeb)