Edhe pema ka nevojë që era ta përkundë
Nëse përditësisht sapo takon njërin apo tjetrin e pyet “si je?” dhe në ndarje i thua “qofsh me shëndet”, në këto ditë të fundit të këtij dhjetori askush nuk ka harruar të shqiptojë edhe urimin e pakfjalshëm “qoftë një vit i mbarë”. Në këto përshëndetje tradicionale dhe të pandërprera të jetës së shqiptarëve, formulohet jo vetëm dëshira e tyre për të pasur një shoqëri të shëndoshë dhe aktive, por edhe kushti parësor për një lumturi njerëzore. Prandaj, prej kohësh është theksuar, se nuk ka çmenduri më të madhe sesa të sakrifikosh shëndetin tënd, qoftë edhe për karrierën, qoftë edhe për paratë, qoftë edhe për lavdinë, qoftë edhe për salltanetet, qoftë edhe për kënaqësitë.
Sidoqoftë, edhe në këto ditë të fundit të këtij dhjetori, përshëndetje të tilla artikulohen, madje më shpesh dhe më dendur. Ato dëgjohen kudo, në çdo rrugë dhe në çdo mjedis tjetër publik. Por, në përgjithësi, zëri që i transmeton vjen më i ndjeshëm, më i dridhshëm, më i ankthshëm dhe gjithsesi i sëmbueshëm. Më i ndjeshëm, më i dridhshëm, më i ankthshëm dhe gjithsesi i sëmbueshëm, sepse sado që shëndeti duhet të ndikojë në qetësinë e njeriut, kjo nuk varet vetëm prej tij. Edhe te ndokush, i cili së paku në pamje të jashtme nuk duket i gjymtuar, i vrarët apo i dobësuar, temperamentin e ka të trishtuar, të zymtuar. Mjerisht kudo, në çdo rrugë dhe mjedis tjetër publik tani mund të takosh gjithnjë e më tepër njerëz të njohur apo të panjohur, me fytyrë të rrudhët apo të hidhur, aq sa nuk u duket ngjyra e dhëmbëve, për t’u dalë nga goja një buzëqeshje. Dhe, njëkohësisht është pikërisht kjo zbrazëti e brendshme. që disa të tjerë më të paktë i ysht në fund të vitit, për të kërkuar shoqëri dhe argëtime të çfarëdollojshme, që i çojnë te shpërdorimi dhe më pas te varfërimi.
Për të biseduar rreth kësaj teme mbase nuk do të mjaftonin as orët e gjata të netëve dimërore në ndryshim të viteve. Nuk do të mjaftonin këto orë, aq më tepër kur dëgjon në prag të këtij ndryshimi pushtetarët tanë, që e paraqesin atmosferën jo të elektrizuar, por të lehtë dhe rozë. “Ky vit ishte i shkëlqyer!”, – deklaroi Kryeministri në konferencën e tij parmbrëmësore të shtypit, gjatë të cilës deshi t’u servirë shqiptarëve një “sofër të shtruar” me gjithë të mirat e vitit që po lëmë pas. Por në fakt, shumëkush që e ndoqi këtë konferencë rrodhi buzët edhe më shumë, duke ngadalësuar hapat drejt marketeve, ku pak miza pipëtijnë. Ndodh kështu, se harta e varfërisë mbetet e pandryshuar që prej dy dekadash, se edhe shifra zyrtare e kësaj qeverisjeje të mashtrimit figuron me 14 për qind të të gjithë popullsisë. Pa llogaritur ato mijëra e mijëra familje, që kanë frikë nga të këqijat dhe marrin ato fare pak masa sa të mbahen në këmbë, për të mos u gremisur të nesërmen nga bërryli i të papriturave. Për shembull, i atyre “të papriturave”, që paralajmërojnë organizmat financiare ndërkombëtare, si Banka Botërore dhe FMN, apo kompanitë prestigjioze të vlerësimit, të cilat jo me gjuhën e Kryeministrit shqiptar, por me atë të së vërtetës kokëfortë të pritshme paralajmërojnë për 2012-tën në ekonominë shqiptare rritje veçse minore të Prodhimit të Brendshëm Bruto, që s’mund ta kalojë masën 1.5 për qind, çka vetvetiu do të shpjerë në shthurjen e limiteve të borxhit publik, në pamundësinë e përballimit të interesave të larta të tij, në rritjen e mëtejshme të çmimeve, në shkurtimin e vendeve të punës së administratës publike dhe në falimentimin edhe të më shumë bizneseve të mesme e të vogla.
Përpara këtyre rreziqeve reale, me sa duket për të mos përgënjeshtruar haptazi deklaratat e fantaksura të Kryeministrit, një tjetër funksionar i nomenklaturës së lartë shtetërore, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë ankohet ndaj INSTAT–it për mosmarrje të dhënash rreth kësaj gjendjeje, duke shpresuar për kapërcimin e saj gjatë vitit të ardhshëm tek e fundit te qytetarët, që këta të rritin konsumimet, dhe te bizneset, që këta të shtojnë investimet. E hidhur, por edhe qesharake. Ku do t’i gjejnë privatët tanë burimet shtesë për të shpëtuar krizën totale të ekonomisë së këtij vendi, kur me barrën fiskale të një sistemi të komplikuar që ka Shqipëria, aktualisht kjo renditet në vendin e 152–të ndërmjet ekonomive të 183 shteteve të botës, të shqyrtuara nga një kompani ndërkombëtare e financuar prej Bankës Botërore? Kur, në vijim të përllogaritjeve të mësipërme, barra totale fiskale (së bashku me kostot e fshehura) në vendin tonë zë 38 për qind të fitimit të çdo biznesi, duke e bërë sistemin tatimor në Shqipëri nga më pak tërheqësit për investitorët e huaj, a mund të pritet instalim serioz investimesh dhe hapje vendesh të reja pune?
Pas pyetjeve të tilla, si edhe të shumë të tjerave, të cilat nuk u dalin këtyre radhëve për t’i shqiptuar qartësisht, ndërmend të vjen ajo dukuria natyrore që edhe bufi e di: Çdo pemë për t’u rritur ka nevojë të përhershme që era ta përkundë. Atëherë, a nuk përbën kjo dukuri një kriter metodologjie edhe për zhvillimin e ekonomisë së çdo shteti? Qeveria këmbëngul që të qëndrojë e palëvizur nga istikamet e rrënuara të saj. Por shumica e qytetarëve kërkojnë që ajo të zgjerojë vizionin e vet për funksionimin e punëve të këtij vendi, të ndryshojë organizimin e tyre, brenda të cilave të përvijohen edhe sisteme të tjera të politikës fiskale. Dhe, të gjitha këto sa më mirë. Dakord, por ja që zgjidhjet e mira kërkojnë përgatitje dhe përgatitjet, kohë. Një kohë jo të mbushur me deklarata të gënjeshtërta dhe as me konfirmime të pështira. Një kohë të lënë në dispozicion jo të korrupsionit, por të rezultateve konkrete pozitive. Një kohë, nga e cila të rrjedhë natyrshëm e pa nguruar kultura e ndëshkimit dhe jo mbrojtja e kriminalitetit shtetëror. Një kohë, që të na orientojë krahas zhvillimit ekonomik edhe te kultivimi i vlerave humane. Një kohë, me ardhjen e së cilës të fryjnë erëra të reja, të shëndetshme, që mund t’u mbyllin portën fatkeqësive të mundshme, edhe nëse këto nga disa apo ndokush mund të duken të largëta dhe të pagjasa.
Tashmë është krijuar një përshtypje e palëkundur, se vetëm në të tilla rrethana, pra kështu, vetëm kështu, mund të vlerësohen të besueshme dhe të dobishme deklarata, si ajo e Kryeministrit tonë në konferencën e tij parmbrëmësore të shtypit “Ne s’kemi përse të hyjmë në Europë si në një strehë vorfënore, por të fortë, të zhvilluar. Dhe urdhëro rezultati!”. Sa për këtë të fundit, nuk do të ishte mirë që disa media të nxitojnë ta japin si të një të vërtetë të padiskutueshme, sepse kështu ato do të vazhdonin ta shndërronin përqeshjen ndaj popullit si një gjë të zakonshme, duke rrezikuar edhe tirazhin e tyre. Ashtu sikurse mund të rritet një bimë përmes gëlqeres së pashuar, për të prodhuar në pak ditë ca gjethe apo lule, por kjo është në dëm të jetëgjatësisë së saj.
(Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)