E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasan vritet 20-vjecari

Një 20-vjeçar mbeti viktimë e plumbave të marrë në fshatin Bujqës, në afërsi të Elbasanit, mëngjesin e ditës së dielë.

I riu, i quajtur Donald Lamçe, u qëllua nga një bashkëfshatar i tij dhe ndërroi jetë në vëndngjarje.

Burime policore informuan se kanë mundur të identikojnë vrasësin, i cili është larguar nga vendngjarja. Forcat e rendit janë duke punuar intensivisht për të vendosur nën pranga autorin, i ciliu është shpallur në kërkim.

Vrasja e ditës së dielë është e katërta në dhjetë ditët e fundit. Mbrëmjen e së shtunës, një 31-vjeçar u ekzekutua në VrasjeVlorë, ekzekutohet 31-vjeçari Vritet roja e një karburanti Bulqizë, sherr mes të rinjve, një i vdekur Vlorë pas një debati të ashpër me fqinjin e tij.

Kronika e zezë, për fat të keq ishte pasuruar më parë edhe me vrasjen enigmatike të një roje karburanti, ditën e hënë në Kamëz dhe të një sherri mes dy të rinjve, në fshatin Shupenzë të Bulqizës, ku mbeti i vdekur një 28-vjeçar. Vrasje
Vlorë, ekzekutohet 31-vjeçari
Vritet roja e një karburanti
Bulqizë, sherr mes të rinjve, një i vdekur

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›