E Diel, 1 Nëntor 2026

Elbasan, vritet 35-vjeçari në arrest shtëpie, i ati pëson infarkt

Gazeta Shqip

Një person ka mbetur i vrarë me armë zjarri ditën e sotme në qytetin e Elbasanit.

Gentian Beqiri, 35 vjeç, i cili kohët e fundit njihej edhe me emrin Ardian Meta, pasi kishte ndryshuar identitet, është qëlluar për vdekje në lagjen Sporti i vjetër, në qytetin e Elbasanit, brenda ambienteve të shtëpisë së tij.

Sipas informacioneve që vijnë nga policia e Elbasanit, Beqiri ndodhej nën masën e sigurisë arrest shtëpie dhe ruhej nga forca të policisë, por kjo nuk i ka penguar vrasësit e tij ta ekzekutojnë brenda në banesë me breshëri automatiku.

Në momentin e vrasjes, 35-vjeçari ka qenë në shoqërinë e të atit të moshuar, i cili për shkak të tmerrit që përjetoi nga vrasja e të birit para syve, pësoi një infarkt dhe megjithëse u dërgua menjëherë në spital, ndërroi jetë pak minuta më vonë.

Ndërkohë, policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po heton lidhur me rrethanat e vrasjes së 35-vjeçarit si dhe identifikimin dhe kapjen autorëve të krimit.

15 gusht 2012 (gazeta-Shqip.com)

Elbasan, vritet 35-vjeçari në “arrest shtëpie”, i ati pëson infarkt burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta Shqip

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›