Blendi Klosi: Berisha dështoi në qeverisje, rrezikon statusin e vendit në BE
Partia Socialiste ka akuzuar ditën e sotme kryeministri Berisha dhe qeverinë e tij se, po e çojnë vendin drejt shkatërrimit, me krimin që e ka bërë të pasigurt jetën e qytetarëve shqiptarë dhe me korrupsionin që përfshirë kabinetin e tij qeveritar, duke theksuar se këshilli i miliarderëve janë në gjirin e PD dhe të qeverisë së Berishës.
Përmes një konference për shtyp, deputeti i PS, Blendi Klosi theksoi se veprimet e kryeministrit Berisha, i cili i ka vënë të gjitha institucionet shtetërore nën tutelën e tij, duke filluar nga zgjedhja e një presidenti jokonsensual dhe partiak për të vazhduar me lëvizjen e fundit dhe vendosjen në krye të SHISH të një njeriu që do të mbarojë vetëm punët e tij, rrezikohet për herë të trtë marrja e statusit kandidat nga ana e vendit.
Sali Berisha ka dështuar në qeverisje, në përmbushjen e kërkesave të BE-së apo me zgjedhjen e një presidenti konsensual. Berisha vendosi një shërbëtor në krye të vendit dhe si në vitin 97 vuri në SHISH një njeri që të mbarojë vetëm problemet e tij, – u shpreh Klosi.
Më tej ai e ka konsideruar demagogji përpjekjen e Berishës që flet për zhvillimin e turizmit, ndërkohë që ka përmendur edhe çështjen e mobilimit modern të vilës qeveritare në Vlorë, të zbardhur disa ditë më parë nga Top Channel.
15 gusht 2012 (gazeta-Shqip.com)
Blendi Klosi: Berisha dështoi në qeverisje, rrezikon statusin e vendit në BE burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta Shqip