E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasan, zbardhen 2 grabitje banesash, dy të arrestuar

ELBASAN- Dy persona kanë rënë në pranga të policisë së Elbasanit, pasi akuzohet për grabitje banesash.

Të arrestuarit Klajdi Skënderi dhe A. Kelmendi akuzohen se kanë grabitur sende me vlerë që kapin vlerën rreth 13 milionë lekë, pasi kanë grabitur 2 banesa në qytetin e Elbasanit.

Ndërkohë nga hetimet paraprake mësohet se Klajdi Skënderi gjatë grabitjes së banesës së shtetasit P.Subashi ka mundur të grabisë 4 milionë lekë. Materialet në ngarkim të shtetasve të arrestuar i kanë kaluar Prokurorisë për hetime të mëtejshme.
(e.m/BalkanaWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›