E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shirat shkaktojnë dëme në rrugët e Pukës, policia apel për kujdes në qarkullim

PUKË- Reshjet e rëna gjatë 24 orëve të fundit kanë shkaktuar probleme në aksin Fushë Arrëz-Gjegjan, duke e bërë atë të pakalueshëm.

Kreu i komunës Gjegjan Ndue Cara ka bërë apel për ndihmë, teksa ka denoncuar faktin se firma përgjegjëse nuk po reagon për rikthimin e normalitetit.

Probleme janë hasur edhe në aksin Qafë Mali-Fierzë. Policia rrugore, i ka bërë apel qytetarëve që të tregojnë kujdes gjatë qarkullimit në rrugët e Pukës.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›