E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasan zjarri ne Shushice nen kontroll


Zjarri qe ka perfshire masivin me pisha ne komunen e Shushices në Elbasan, në 48 orë ka djegur 60 hektarë pyll.

Flaket nisën pranë një zone të banuar në një sipërfaqe të vogël dhe aktualisht janë hapur në një territor shumë të madh dhe malor, ku është pothuajse e pamundur ndërhyrja e zjarrfikësve nga toka. Vatra e zjarrit ka zgjeruar perimetrin e saj, sidomos gjatë orëve të vona të mbrëmjes.

Burimet bëjnë me dije se një pjesë e mjeteve të zjarrfikses kanë qëndruar në gadishmëri afër zonës së banuar, për të shmangur perhapjen e flakeve ne banesa, ndërsa pjesa tjetër ka vijuar punën në bashkëpunim me forcat e ushtrisë, pyjores dhe komunitetit, për të izoluar flakë gjatë gjithë natës.

Zjarri masiv shkaktoi panik edhe tek banorët e zonës, të cilët janë ndjerë mjaft të rrezikuar, si pasojë e distancës së vogel midis vatrës se zjarrit dhe banesave. Edhe ditën e sotme zjarri vazhdon që të mbetet mjaft aktiv, por fatmirësisht situata është drejt normalizimit. Gjithësesi dëmet mbeten kolosale, duke asgjësuar një masiv gjigand me pisha dhe shkurre si pasojë e vështirësive të ndërhyrjes së mjeteve të zjarrëfikseve për shkak atë terrenit të thyer .
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1)); Më shumë nga kronika Fier, aksident rrugor, vdes 29-vjecari
Një 29-vjecar nga qyteti i Fierit humbi jeten në një aksident automoblistik në rrugen nacionale Fier-Lushnje.
Aksident në Korcë, vdes 75 vjecari
Një 75 vjecar ka gjetur vdekjen pasi u përplas nga një makinë në fshatin Libonik në rrethin e Korcës. Elbasan, zjarri zgjeron hartën
Është zgjeruar harta e flakëve që përfshinë masivin e pishave në Krastë të Komunës Shushicë në Elbasan. Gjashtë të plagosur për një fejesë
Gjashtë persona anëtarë të dy familjeve mbetën të plagosur pas një përleshje të ndodhur mbrëmjen e djeshme në fshatin Tozhaj në Berat. Dhërmi, plagoset një person
Një person ka mbetur i plagosur rëndë me armë zjarri në orët e pasdites së sotme në Dhërmi.

Lajmet kryesore

Nikolla: Kuvendi të diskutojë cështjen e minatorëve
"Ligjvënësit të na japin përgjigje"
Kuvendi, nis sot sesioni i ri
Marrëveshjet, Tahiri: Bëmë veprimet e duhura
Topi: Fund krizës politike
Fier, aksident rrugor, vdes 29-vjecari

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›